Κυριακή 27 Φεβρουαρίου 2011
VACE ZELA
Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992, por ajo mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike.
Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më vonë në radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur ; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë të muzikës së filmave.
Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar për së gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin : “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”
Për nder të 70 vjetorit të këngëtares së shquar viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
Σάββατο 26 Φεβρουαρίου 2011
Παρασκευή 25 Φεβρουαρίου 2011
Κυριακή 20 Φεβρουαρίου 2011
Δευτέρα 14 Φεβρουαρίου 2011
Dita e shën Valentinit

Dita e shën Valentinit
Dita e djeshme ishte me të vërtetë dita e tij më e mirë. Dita e Shën Valentinit. Për vite të tëra ishte dita e tij me e mirë. këtu e shtatë vjet për të qenë me të saktë. Jo, jo nuk ishte i dashuruar jo, ai, për zotin që jo, thjesht kishte gjetur strehim në zemrën e tij nje pasion, i cili mishërohej pikërisht këte ditë. E pra, e dashuronte dashurin, pikërisht ashtu si dhe ai vagabondi i famshëm i Jack Kerouac në librin The Dharma Bums.
Sa herë pra që, ishte festa e Shën Valentinit, merte leje nga puna për të kënaqur pasionin e tij, i cili nuk ishte tjetër se të jipte një dhuratë të shtrenjtë dhe të vetme në natyrën e tij, një çifti te dashuruar e të panjohur. Kështu, dilte cdo her që në mëngjes, pothuajse me dritën e parë të ditës, jashtë në rrugët e qytetit të pafytyrtë në kërkim të tij. Vertitej rreth klubeve dhe shesheve, në dyqane e në stacionet e Metros në shkolla dhe në banka madje akoma edhe në departamentet e administratës shtetërore e spitale, dhe vëzhgonte nga afër njerëzit, i ndiqte, u zinte pritë, e i shikonte ata, duke u përpjekur për të gjetur ciftin ideal atë të përsosurin, një që do ti ofronte dhuratën e tij të shtrenjt. Jo, jo atij nuk i bënte cilido çift. Dhurata ishte e shtrenjtë. E nuk do t'i jepte kujtdo. Nuk do ta dhuronte lehtë dhe para se të mendohej mirë dhe në mënyrë të drejtë.
Në vitet e mëparshme kishte qënë shumë me fat, pasi shumë lehtë kishte gjetur atë që ai kërkonte. Por këtë herë gjithçka dukej e ndryshme. Thua se bota kishte ndryshuar në mënyrë radikale brenda dymbëdhjetë muajve. Kudo trishtim, zemërim, nxitim, stres, fytyra të vetmuar, të ftohtë dhe të padepërtueshëm dhe kjo dukej kudo që të kthente shikimin. Po dashuria ku shkoi? Pyeste veten. Ku të ket shkuar valle? Ishte duke e kërkuar kudo, ku të ketë shkuar vallë dashuria? Ku shkoi? Shikonte kudo, shikonte me dhimbje të thellë dhe agoninë në shpirt, por nuk e shikonte kurkund.
Koha, filloi të kalojë jashtëzakonisht shumë shpejtë. Dita dimërore filloi të shkurtohej dhe me kalimin e orës ishte duke humbur plotësisht. Shanset për të arritur objektivin momentin e duhur dukej tani nga casti në cast të reduktohej e të zvogëlohej. Vetëm pak mungoi që ta zinte edhe atë depresioni, dhe të mendosh se kishte filluar ditën me një gezim të madhe. Por, shpejt mblodhi veten, i dha kurajo, që të vazhdonte deri në realizimin e dëshirës së tij. Prit sa të errët, dhe çdo gjë do të ndryshojë për mirë, murmuriti dhe bindi veten. Dhe kishte të drejtë. Absolutisht shume te drejte!
Sic filloi të binte nata morën ngadalë ngadalë rrugët e zhurmëshme e të ndotura të qytetit të madhë të ndryshojnë pamjen. Veshën dicka më të ngrohtë, më të bukur dhe më të ndritshme. Kur çiftet e para të dashuruarish filluan të ndrojtur të bëhen të pranishëm, ai ndjeu një ndjenjë të fortë lumturie të japi ngjyra ajërit, ishte fryma e ndryshimit. Kështu u mbush me optimizem. Fatmirësi! pëshpëriti ai për veten e tij. Për fat të mirë do të kishte mundësin të japi dhe këtë vit të zgjedhurve të tij dhuratën e shtrenjtë.
Nisi të eci plogësisht avash, në dukje pa qellim, por pothuajse i sofistikuar, në rrugët plotë dritë por pa takt e harmoni të qytetit te madhë. Aty ketu ndalonte dhe ulej në ndonjë stol për të soditur gjoja pa interes kalimtarët, qëndronte përpara ndonjë vitrine apo hynte edhe në ndonjë klub për të marë një pije. Ndjekja kishte filluar dhe tashme nuk nxitonte. Ishte i sigurt se cdo gjë do të shkonte mbarë, ashtu si gjithmonë, se koha punonte në favor të tij. Do ta gjej! Do ti gjej shumë shpejt të dashuruarit e mi të perjetshëm, pëshpëriste dhe buzëqeshte plot kënaqësi.
Kaluan dy apo tre apo katër orë, kështu – kush i mati? - por më në fund gjeti objektivin e tij, ose më mirë, objektivat e tij, çiftin e përsosur. Ata ishin dy të rinj të varfër që ishin ulur në një stol dhe festonin kështu thjeshtë përvjetorin e dashurisë së tyre. Ajo ishte e imët, me flokë kacurela, fytyrë të hollë dhe sytë e mëdhenjë ngjyrë gështënje që rrezatonin lumturi. Ai dukej shumë më i madhë se ajo, floke shkurtër dhe me pak barkë me sy të zinj, e të padepërtueshëm, por në pamjen e saj të njomë. Pamja e tyre e jashtme tregonte e pa përshtatëshme, por bota e tyre e brëndëshme ishte një. Me shikimin e parë ai kuptoi se ata të dy nuk kishin asgjë tjetër për të ndarë në këtë botë, përvec dashurinë e tyre. Ata ishin të dashuruar dhe kjo atyre u mjaftonte, e asgjë tjetër nuk kishin kërkuar. Ata ishin të dashuruar dhe kjo i mjaftonte edhe atij. Ata ishin fatlumët. Ata ishte duke kërkuar gjatë gjithë ditës. Ata ishin te zgjedhurit e tij. Për ta do te behej një mirëbërës i madh.
Qëndroi për një kohë të gjatë, gjysëm i fshehur në një qoshe të errët duke i pritur. Dikur, pak si vonë e jo shpejt i pa të cohen të përqafuar, e të heshtur, dhe të shkojnë. Mori ti ndjeki nga një distancë sigurie dhe i padukshem. Xhirua e tyre ishte disi i gjatë, dhe i conte në një park të izoluar disi dhe çuditërisht të qetë, i cili dukej plotësisht i braktisur, në ate mbrëmje të ftohtë dhe të errët dimri. U fsheh pas disa pemëve, duke pritur për të parë se ku ata do të shkojnë. Ata, pa dijenin e pranisë së tij, u ulën përsëri në një stol të vetmuar dhe pak të lagur dhe u dhanë me gjithë shpirt në përkëdheljet e ledhatimet e dashurisë së tyre.
Mbas pak, dhe kur vështrimi i tij u mbush me drite në pamjen e pasionit të tyre, filloi ngadalë – ngadalë dhe krejtësisht i qetë tu afrohej atyre nga mbrapa. Shumë shpejt ishte kaq afër sa mund të dëgjojë qartë frymën e tyre të nxehtë që vinte jashtë si një këngë, si një pëshpëritje triumfi nga zemrat e tyre rinore. Atere ishte që vendosi dorën e tij butë, pothuajse në mënyrë ritualle, në xhepin e tij, nxori revolverin dhe i qëlloi pothuajse në kontakt. Ata ranë të vdekur, me fytyrat e tyre të bashkuar ende me pasion, njëri në krahët e tjetrit. Ai qëndroi e i vëzhgoi për një moment me një buzëqeshje të butë në buzë.
Ndjeu në brendësi të tij të mbushet tani me kënaqësi të plotë. Ia doli mbanë edhe sivjet. Dhuroi dhe këtë herë dhuratën e tij të shtrenjtë në dy njerëz. U dhuroi perjetësishtë, dhe pa gënjeshtra e probleme, dashurinë absolute. Veshi me petkun e pavdekësisë dashurinë e tyre.
Po, dita e djeshme ishte dita e tij më e mirë.